Takim i Bordit keshillues te eksperteve me teme: “Skema e rekomandueshme e imunizimit per vaksinimin bazal dhe femijeve te moshes parashkollore”, mbajtur me 22 dhjetor 2020, me nismen e Shoqates Pediatrike Shqiptare ne bashkepunim me Kompanise farmaceutike Sanofi .

Ne takim moren pjese :


• Prof. dr Silvia Bino, Shefe e Departaamentit te semundjeve ngjitese ne ISHP, Tirane.
• Erida Nelaj, PhD, Menagere e programit te imunizimit ne INstitutin e shendetit Publik. Tirane
• Prof. dr Georgina Kuli Lito, Pediatre, shefe e sherbimit te Pediatrise Infektive, QSUNT, Tirane
• Ass. Prof. Alketa Hoxha, Neonatologe, shefe e sherbimit te neonatologjise ne SUOGJ “Koco Gliozheni”, Tirane
• Dr. Gentian Stroni, Infeksionist, ZV Dekan I fakultetit Teknik te shkencave mjeksore, Tirane
• Dr. Brikena Dedo, Pediatre ne Qendren Shendetesore No 8, Tirana
Me poshte po paraqesim nje permbledhje te shkurter te takimit dhe rekomandimet e dhena nga Bordi i eksperteve:
Ky takim është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kalendarit të imunizimit në Shqipëri. Ne fjalen e hapjes u theksua rëndësia e këtij takimi për kalendarin e imunizimit ne te gjitha grupmoshat, pasi që nga lindja dhe ne moshat e rritura, vaksinimi është i rëndësishëm për të pasur një mbrojtje gjatë gjithë jetës. U prezantuan dhe diskutuan tema te rendesishme per imunizimin si: "Kalendari aktual i imunizimit në Shqipëri" ku u dha nje permbledhje e historikut te kalendarit te imunizimit, cilat ishin kapacitetet e vendit në prodhim dhe si dhe mbeshtetesit kryesore te sistemit te vaksinimit ne vite. ( UNICEF deri në krijimin e Programit të Zgjeruar të Imunizimit në 1994/5.) Gjithashtu u paraqit dhe perditesimi dhe pasurimi i kalendarit me vaksinat e reja. Nje nga temat kryesore qe u paraqit ishte: "Mbrojtja e përjetshme e pertusit - pse na duhet një përforcues?", ku u specifikuan vecorite e ketij infeksioni ne te gjitha grupmoshat, karakteristikat epidemiologjike dhe domosdoshmeria e dozave te rikujtimit pertej moshes feminore. Vaksinimi ndaj pertusit mbetet strategjia e vetme më efektive për parandalimin e infeksionitdhe eshte nje sfide per sistemet shendetesore te te gjitha vendeve. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), fëmijët e vaksinuar që zhvillojnë pertusis janë më pak infektivë, kanë simptoma më të lehta dhe kohëzgjatje më të shkurtër të sëmundjes dhe me pak ose aspak komplikacione kercenuese per jeten . U permenden disa faktore ne epersine e perdorimit te vaksines aqelizore kunder pertusitpersa i perket reaktogjenicitetit ndaj vaksines.
Një nga strategjitë kryesore për të mbrojtur foshnjat shumë të reja për t'u vaksinuar nga pertusis përfshin vaksinimin e nënës gjatë shtatzënisë.
Ne prezantimin e “Nevoja për rivaksinim kundër pertussit ne moshen parashkollore”, u evidentua renia e imunitetit post vaksinal me kalimin e moshes dhe rrjedhimisht dhe shfaqja e infeksionit ne grupmoshat me te medha. Kjo u paraqit dhe ne nje punim retrospektiv per rastet e hospitalizuara me pertuss gjate 10 vjecarit te funditne reaprtin e Pedoatrsie Infektive. Shume i rendesishem eshte sensibilizimi i mjekeve per ekzistencen e infeksionit te pertusit ne te gjitha grupmoshat dhe te adoleshentet dhe te rriturit , keshtu qe u propozua te pasurohet skema e imunizimit me doza te rikujtimit ndaj pertusit si ne moshen parashkollore ashtu dhe ne adoleshence dhe mundesisht ne grate shtatezane.
Prezantimi "Përvojat praktike të pediatrit nga qendrat e vaksinimit u paraqiten problemtaikat dhe pyetjet me te shpeshta te paraqituaa nga prinderit si dhe alternativat e vaksinave qe ekzistojne.
Ne kete terren dhe situate aktuale epidemiologjike apo dhe ofertave vaksinale ne tregun farmaceutik jo publik u diskutua dhe propozuan skema alternative me te pasura dhe te perditesuara te imunizimit dhe pertej vaksinimit bazal. Nje nga keto skema permban kombinacionet vaksinale me komponenten joqelizore te pertusit krahas antigjeneve te tjere klasike si difteri, tetano, H. Influenzae etj. Keto jane:
• Vaksina hexavalente (DTaP-HepB-IPV-Hib), i përbërë nga difteria, tetanusi, pertusi (përbërësi joqelizor), hepatiti B (rDNA), poliomieliti (joaktiv) dhe H. Influenzae.
• Vax. Pentavalente (DTaP-IPV-Hib), përmban pertusin joqelizor dhe vaksinën e poliomelitit të inaktivuar, të dyja këto janë gjetur të jenë efektive dhe kanë një profil më të mirë të efekteve anësore.
• Vaksina tetravalente, (DTaP-IPV), perdoret per dozat e rikujtimit ne moshen 2 vjec e moshen parashkollore.
Propozimi i bordit te eksperteve ne kuader te permirsimit te skemes se imunizimit eshte perdorimi i vaksines 6 valente per moshat ( si vaksine alternative ndaj asaj qe perdoret aktualisht) per moshat 2, 4 dhe 6 muajsh dhe vaksina 4 valente per dozat perforcuese te moshes 2 dhe 6 vjeç.